SOT

Specat, të preferuarit e kosovarëve

Janë pjesë e sofrave tona pothuajse gjatë tërë vitit, e në veçanti gjatë verës. Si të tillë, specat janë prej perimeve për të cilat ka kërkesë të madhe në tregje, e kjo është arsyeja pse kultivohen në të gjitha rajonet e Kosovës.

Një vend i cili e ka përcjellë me gjenerata kultivimin e specave është fshati Llugaxhi në Komunën e Lipjanit, raporton emisioni “Sot” në KTV.

Në Llugaxhi ka disa familje që e zhvillojnë veprimtarinë e kultivimit të specave.

E veçanta këtu është se fermerët nuk dalin nëpër tregje, por janë qytetarët ata që vijnë t’i mbushin shportat direkt nga arat.

Gashi thotë se toka pjellore e fshatit prodhon speca shumë kualitativë, të rritur në mënyrë krejt natyrale.

Edhe tregjet janë çdoherë të furnizuara me speca të rritur në të gjitha rajonet e Kosovës.

Kërkesat për speca janë më të mëdha gjatë vjeshtës, kur është koha e turshive.

Pavarësisht prej llojit a ngjyrës, specat janë plot me vitamina e të shëndetshëm. 90 për qind në përbërje kanë ujë, derisa 1 për qind kanë proteina, e vetëm 6 kalori. Nga vitaminat më së shumti kanë vitaminën A dhe C.