Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qorrolli: Në jurisprudencë një nga gjërat e rralla që s’lejohen është “pishmani”

Vigan Qorrolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, thotë se në jurispudencë një nga gjërat e rralla që nuk lejohet është “pishmani”. 

Ai ka folur lidhur me dorëheqjet e gjyqtarëve serbë në veri. Të premten Këshilli Gjyqësor i Kosovës do ta shqyrtojë tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, të cilët kishin paraqitur dorëheqjet e tyre në vitin 2022.  

Bashkimi Evropian ka reaguar duke u bërë thirrje partive politike të përmbahen nga ndikimi në vendimmarrjen e anëtarëve të KGJK-së. Reagoi pas disa postimeve të deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. 

Qorrolli ka thënë se kolegët e tij deputetë të VV-së kanë të drejtë të japin mendimin e lirë për një çështje kaq të ndjeshme. 

Ai ka thënë se për çështjen e dorëheqjes ekziston tashmë edhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010 në rastin ndaj ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska. 

Edhe BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë Arbëri 1 d. më parë BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë

“Në jurispudencë, gjëja e vetme apo ndër të rrallat që nuk lejohet është ‘pishmani’. Nëse në mënyrë vullnetare dikush heqë dorë nga pozita, sidomos publike, atëherë është akt individual i pastër juridikisht. Rasti i njohur si ‘Qazim Qeska’, në vitin 2010 ish-kryetari i Rahovecit dha dorëheqje publike e pas disa javësh i ra pishman dhe u kthye në zyre. Atëkohë presidenti Fatmir Sejdiu dërgoi rast në Kushtetuese...Pyeti a duhet të shpallë zgjedhje të reja lokale apo ta lejojë kthimin në punë të z. Qeska. Kushtetuesja atëbotë tha se instituti i dorëheqjes në momentin kur jepet është i parevokueshëm dhe i pakthyeshëm”, tha Qorrolli. 

Ai tha se Kushtetuesja tha atëbotë se dorëheqja kur jepet është e parevokueshme dhe e pakthyeshme. 

Qorrolli ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë Gjyqësor që nuk kanë trajtuar me kohë çështjet e dorëheqjeve dhe s’i kanë pranuar ato e po ashtu edhe ish-presidenten Vjosa Osmani. 

Sa i përket kritikave të BE-së, Qorrolli ka thënë se në asnjë vend të BE-së nuk do të lejohej rikthimi i një grupi të personave që kanë dhënë dorëheqje. 

Qorrolli ka thënë se nëse lejohet kthimi i gjyqtarëve, atëherë do të shkelej Kushtetuta e Kosovës me të dy këmbët.

Edhe Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici Arbëri 6 d. më parë Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici

Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.

Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.

Vendimi për prokurorë u mor vetëm fillim të javës, e të premten do të vendoset për gjyqtarët. 

Tek ka folur për negociatat për formim të institucioneve, deputeti i zgjedhur Qorrolli ka thënë se në LDK dhe PDK nuk ka adresë për të biseduar për shkak të mungesës së, siç ka thënë ai, kohezionit te to.

“Për të pasur stabilitet institucional, sidomos në çështje të të pasurit kurrizin drejtë, kur ti merresh vesh me dikë dhe ti duhesh të merresh vesh me dikë. Në LDK nuk ka një adresë dhe në PDK nuk ka një adresë. Dhe kjo është e vërteta absolute që duhet ta kuptojnë qytetarët”, ka thënë ai.

Edhe Qorrolli: Secili kandidat i LVV-së e mund pa balotazh Osmanin Arbëri 4 muaj më parë Qorrolli: Secili kandidat i LVV-së e mund pa balotazh Osmanin

Sipas tij, të 18 votat e grupit parlamentar të LDK-së nuk janë të sigurta dhe të njëzëshme. Ai e ka cilësuar pozitiv takimin e parë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Por kërkesa për shkarkim të Abdixhikut në LDK çoi në pezullim të bisedimeve. Qorrolli e cilësoi këtë si “plasje të gotës në duar”.

Ai ka thënë se tashmë nuk është sekret që LDK-ja e kërkon një marrëveshje klasike politike, por se sipas tij duhet të ketë konfirmim se kah cili fraksion po shkon LDK-ja dhe që më pas të mendohet për negocim.