SOT

Matjet e para meteorologjike në Kosovë dhe pajisjet e sotme

Nga ky vend bëhen matje të shumta të lagështisë, temperaturës e shpejtësisë së erës. Parashikimi i motit bëhet për numër të vogël ditësh. Por, siç tregon drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik, Letafete Latifi, për emisionin SOT në KTV, për këtë ka arsye shkencore.

Në kohët e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene u bënë matjet e para meteorologjike në Kosovë. Në vitin 1926 u mblodhën të dhënat e para, që tash janë digjitalizuar. Latifi thotë se të dhënat e vjetra hyjnë në punë, sidomos për ta ditur nivelin e reshjeve standarde.