SOT

Manastiri pengon zhvillimin e turizmit në Gushavc të Deçanit

Është gjithçka siç e ka krijuar natyra, e shija e ujit këtu dallon nga burimet e zakonshme.

Burimi i ujit në Gushavc të Deçanit tashmë është kthyer në atraksion nga shumë qytetarë, raporton KOHA.

Uji, i cili rrjedh këtu, është mineral, e pos kësaj edhe shërues i shumë sëmundjeve.

Zyrtari për turizëm, Mirsat Nimonaj, thotë se Deçani, që dikur njihej për bukuritë e bjeshkës, tashmë ka edhe këtë burim për të cilin tregon se çdo ditë e më shumë po rritet interesimi për të.

Për t’i konfirmuar edhe të mirat që vijnë nga ky ujë, Nimonaj thotë se kanë bërë analiza në Zvicër.

Por, me gjithë bukuritë që ka ky vend, shumë projekte po mbesin pa u realizuar, kjo për shkak të pengesave që janë bërë në vazhdimësi nga Manastiri i Deçanit.

Ngjashëm ka ndodhur edhe këtu, ku afër këtij burimi ishte menduar hapja e një qendre mjekësore.

E fjalët e mira për këtë ujë janë dëgjuar edhe në viset e tjera.

Njëjtë është edhe me Ramë Xhemajn, i cili për herë të parë po e viziton këtë vend.

Burimi i ujit mineral në Gushavc gjendet në bregun e majtë të Lumëbardhit të Deçanit.