Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Vërshim i qendrave tregtare pas lirimit të masave

Parkingu i Qendrës Tregtare “Albi mall” është vërshuar nga veturat dhe qytetarët, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e Qendrave Tregtare.

Për më shumë se dy muaj, ato kanë qëndruar të mbyllura si pasojë e pandemisë COVID-19, raporton KOHA.

Por, rënia e numrit të rasteve më këtë virus ditët e fundit ka bërë që Kosova t’i kthehet normalitetit.

Në hyrje të kësaj qendre të gjithë vizitorëve u matej temperatura dhe kërkohej dezinfektim duarsh.

Madje, për ta vizituar këtë qendër qytetarët duhet të kenë me vete edhe maskë.

Edhe Vëmendje, vendosja e maskave përbrenda hapësirave të Albi Mall, e obligueshme! Arbëri Vëmendje, vendosja e maskave përbrenda hapësirave të Albi Mall, e obligueshme!

E qytetarët tregojnë për blerjet që bënë e për të cilat kishin mungesë.

Shabi Ramadani, përfaqësues i Albi Mall, thotë se paraprakisht është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave.

Sipas tij, qytetarët duhet të ndihen të sigurt dhe se nuk ka nevojë për panik

Ai thotë se gastronomisë i është kushtuar kujdes i veçantë dhe siç thotë ai, janë bërë disa ndryshime në këtë pjesë.

Edhe Albi Mall, qendra më e madhe tregtare në rajon, rihap dyert nga data 1 qershor! Arbëri Albi Mall, qendra më e madhe tregtare në rajon, rihap dyert nga data 1 qershor!

Qendrat tregtare janë të fundit që janë hapur nga bizneset.

Të mbyllura në këto qendra, por edhe në vende të tjera, vazhdojnë të jenë kinematë dhe teatrot.