Janë shpërblyer me medalje të artë si bletar për cilësinë e mjaltit që e prodhojnë. Nga 30 koshere sa ka, çifti Terpeza nga Ribari i Madh i Lipjanit kanë nxjerrë 200 kg mjaltë.
Natyra e këtij fshati e reliefi që ka konsiderohet si tejet i përshtatshëm për bletari.
Veprimtarinë me bletari e kishte nisur bashkëshorti i Remzijes para 15 vjetësh.
Angazhimi i tij dhe dëshira për kujdesin ndaj bletëve ishin bërë shkas që edhe Remzije Terpeza t’i bashkohej në punën me to.
Çifti nga Ribari i Madh i Lipjanit aktualisht ka 30 koshere bletësh, prej të cilave thonë se kanë nxjerrë 200 kg mjaltë.
Edhe
Bletaria, punë me të hyra deri në 20 mijë euro në vit
Janë dy lloje mjalti që deri tash i nxjerrin nga bletët.
Madje, Terpeza thekson se mjaltin pa asnjë përzierje e kanë vërtetuar përmes testimit që ia kanë bërë.
Në garë edhe me bletarë të tjerë, ata dolën të parët për kah cilësia e llojeve të mjaltit.
Familjen e bletës dhe specifikat që i ka puna me to, i njeh mirë bletari Terpeza.
Edhe
Besarta, bletarja e 80 koshere bletësh në Ferizaj
Përveç punës me bletët, që familjes Terpeza iu ndihmojnë në të ardhura, ata posedojnë edhe inkubatorin për çeljen e zogjve.
i tyre i parë u kishte rezultuar i suksesshëm, andaj mendojnë të vazhdojnë edhe më tej.