Përqendrimin e ka maksimal, e i tillë është edhe pasioni për këtë punë.
Rregullimi i thonjve është tashmë profesioni i tij, të cilin Diell Kongjeli e ka filluar qysh në moshë të hershme.
20-vjeçari tregon se stilimi i flokëve në familjarët e tij në një moshë të vogël ka qenë treguesi se ai ka dëshirë të merret me gjithçka që ka të bëjë me bukurinë femërore.
I preokupuar nga paragjykimet, Kongjeli rrëfen se dëshira për ta arrirë këtë e ka mbajtur të motivuar në punën e tij.
Ekstravaganca është ajo që e veçon punën e Kongjelit, e ai thotë se thjeshtësia nuk është në shijet e tij.
Edhe Mekanikja me thonj të gjatë që nuk po merret seriozisht nga burratPërveç dizajnimit të thonjve, 20-vjeçari bën edhe të tjera shërbime për të cilat edhe është i certifikuar.
Sipas teknikut të thonjve, kërkesa të shumta ka edhe për shtesat e flokëve.
Klientet që vizitojnë lokalin e Kongjelit tashmë janë mësuar me punën e tij, mirëpo ka edhe nga ato që vijnë për ta testuar.
Zgjerimi i lokalit është në planet afatshkurtra të 20-vjeçarit, por jo vetëm, ai është edhe student i mjekësisë.
Edhe
Gratë e komuniteteve trajnohen për punime artizanale me lule të thara
Ai ndan edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që paragjykimet janë ndaluese të ëndrrave të tyre.
“Sunshine’s Beauty” quhet lokali i Kongjelit, i cili është i frekuentuar nga të gjithë ata që duan ta testojnë punën e tij.