Edicioni i këtij viti është çështje e paqartë, me një ekspozitë qendrore të fuqishme, por me pavijone kombëtare zhgënjyese. Stan Douglas (Kanada) është shumë kritik, ndërsa Simone Leigh (SHBA) shquhet për aspiratën e saj
Tani mund të jetë harruar në mjegullën e kohës, por në mars të vitit 2020 njëra prej memeve të para të pandemisë së koronavirusit doli nga uji i republikës Most Serene. Disa mashtrues hodhën një pikturë të delfinëve gjoja duke notuar në Bacino di San Marco, dhe mjellma që lundronin poshtë Kanalit të Madh të pandotur. Njerëzit kishin ikur dhe Venecia ishte një parajsë natyrale. Qytetin, Henri Xhajms e quan “vendngushëllim” të tij të ngjeshur në madhësi të përbashkëta: një utopi ujore, për t’u parë në një ekran të prekshëm, derisa virusi po vinte me vrap drejt nesh.
Delfinët ishin një mashtrim. Por ndjenja se njerëzimi është armiku i jetës dhe i bukurisë – mund të jetë e drejtë, gjykuar nga ditët e parakohshme të turbullta, të ngatërruara të Bienales së Venecias 2022. Ekspozita më e vjetër dhe më prestigjioze në botë e artit bashkëkohor u hap për publikun e gjerë të shtunën pas një vonese prej një viti dhe pandemia vështirë se ka tkurrur përmasat e ekspozitës apo vetërëndësinë e vizitorëve të saj. Po, turmat janë disi më të vogla gjatë mesit të prillit në Venecia. Po, koeficienti i mega-jahteve ka rënë disi. Megjithatë, kjo është ende Venecia dhe Bienalja mbetet përzierja më e fuqishme e artit dhe e mendjeve krijuese, pasurisë spektakolare dhe një kulture globale që pengon rrugën e saj drejt së ardhmes.
Për vizitorët e rinj të lagunës, një informacion i shkurtër: Bienalja e Venecias është një shfaqje e dy gjysmave. Përfshin një ekspozitë kryesore ndërkombëtare – këtë vit është edicioni i 59-të. Për herë të parë ishte mbajtur më 1895 – e cila merr temperaturën e Artit Bashkëkohor, bashkë me më shumë se 90 pavijone në të cilat shtetet organizojnë përfaqësimet e veta. Në të shumtën e herëve këto pavijone prezantojnë ekspozita personale. Pavijoni i Shteteve të Bashkuara këtë vit prezantohet nga skulptorja Simone Leigh. Për më tepër, muzetë e shumtë të Venecias organizojnë shfaqjet e tyre më të mëdha, për t'u hapur gjatë Bienales, ndërkohë që tregtarët, fondacionet dhe kancelarët marrin me qira pallatin buzë kanalit për ekspozita pop-up, duke filluar nga cilësia muzeale deri tek ato me para në dorë.
Ekspozita kryesore e vitit e kuruar nga italiania që jeton në New York, Cecilia Alemani, është një ekspozitë mjaft e argumentuar dhe shpesh e suksesshme. Një shumicë dërrmuese e pjesëmarrësve janë gra, dhe surrealizmi, kiborgizmi dhe jeta e kafshëve dhe e bimëve janë temat kryesore. Ka piktura të reja shumë të bukura në shfaqjen kryesore nga njujorkezet Ami Sillman dhe Jacqueline Humphries; vepra e fundit e Kaari Upson, artistja jashtëzakonisht ambicioze nga Los Angelesi që vdiq vitin e kaluar; dhe përfshirje historike magjepsëse të figurave të shpërfillura të shekullit të 20-të, shumë italiane, të gjitha gra. Do të botojë një përmbledhje të plotë të ekspozitës së Almeanit, megjithëse do të them diçka: Qasja e saj feministe, surrealiste dhe ekologjike ka prodhuar një ekspozitë koherente dhe sfiduese, vizioni optimist i së cilës për emancipimin përmes imagjinatës ndihet shumë i rrallë në ditët e sotme.
Por prezantimet kombëtare janë koleksioni më i keq që kam parë në 20 vjetët e frekuentimit të Bienales: një makth në rrugën “Garibaldi” me konceptualizëm gjysmë të ngrohtë,, skulptura të zbrazëta qesharake. Artistë të mëdhenj, si Maria Eichhorn, një analiste e mprehtë e institucioneve të artit dhe kolektivi japonez i teatrit dhe teknologjisë “Dumb Type”, sjellin disa nga veprat më pak interesante të karrierës së tyre.
Surprizat e papritura, të tilla si opera e jashtëzakonshme klimatike “Dielli dhe deti” në pavijonin lituan të edicionit të fundit, nuk janë askund të evidentuara. Artistët e rinj kërcejnë njëri pas tjetrit. Në pavijonet e Serbisë dhe Italisë ndeshemi me pamje të largëta të qiellit që takohen me detin, një evokim i migrimit dhe humbjes nga niveli mbrojtës i ekranit. Nëse nuk po “kritikoni” ose “shqyrtoni” disa materiale para-ekzistuese, ju keni ngecur në krijimin e shtëpive zbavitëse të zbrazëta, si ‘Uffe Isolotto’ i Danimarkës, i cili vendos skulptura hiperrealiste të centaurëve të vdekur mes barit të athët, ose Jakob Lena Knebl dhe Ashley Hans të Austrisë, skulpturat e buta të të cilëve kanë një skemë ngjyrash më të përshtatshme për “Çmimi është i duhuri”. Venecia është një qytet ku e tashmja ka dështuar të jetojë në përputhje me të kaluarën për 500 vjet. Këtë vit, e tashmja është me të vërtetë duke rrahur.
Sipas mendimit tim, vetëm dy nga artistët e pavijoneve kombëtare janë rritur plotësisht në këtë rast. Njëra është Małgorzata Mirga-Tas, një artiste rome që ka mbushur pavijonin polak me një tapiceri mbështjellëse prej 12 pjesësh, ku imazhet e migrimit dhe jetës së përditshme të romëve, bashkohen përmes copëzave të panumërta të rrobave të qepura, kashmirit, dantellave dhe thasëve. (Mirga-Tas është artistja e parë rome që përfaqëson Poloninë këtu.) Skenat e saj ngazëlluese të shigjetarëve dhe kitaristëve, aktivistëve dhe mbajtësve të palmave, kanë një madhështi të madhe të barabartë me afresket përreth këtij qyteti, të aplikuara më në fund për ato që janë shtyrë në margjinat e historisë evropiane.
Në pavijonin polak në Bienalen e Venecias, artistja Małgorzata Mirga-Tas ka krijuar tapiceri me imazhe nga jeta rome dhe përditshmëria (Foto: NYT)
Tjetri është Stan Douglas nga Vankuveri. Rindërtimet e fotografive të inskenuara me kujdes të rebelimeve të vitit 2011 e kthejnë “Occupy” dhe “Arabian Spring” në histori, por është video dy-ekranëshe, e titulluar “ISDN” që zbulon aftësinë e mprehtë të rikonstruktojë të tashmen përmes intervenimit fiksional në të kaluarën. Këtu, ne shohim dy artistë me ngjyrë nga Londra dhe dy reperë të Kajros të një stili të ngjashëm egjiptian, të angazhuar në një thirrje dhe përgjigje emocionuese përtej kufijve. Por kjo është shumë më tepër se një film koncerti: Douglas regjistroi tekstin dhe basin me 140 rrahje (beats) në minutë veç e veç, dhe një algoritëm shkurton dhe qep tingujt britanikë dhe egjiptianë në një performancë të re të përjetshme, një komunitet të imagjinuar të krijuar nëpërmjet muzikës dhe kabllos me fibër optike.
Midis disa hyrjeve të zymta kombëtare, pavijoni i Simone Leigh për SHBA-në shquhet për aspiratën e tij, vlerat e tij të prodhimit dhe përbërjen e tij të lartë. Brenda ka vepra të reja në qeramikë dhe bronz, të cilat gërshetojnë motive nga maskat e Bagës, statujat funerale egjiptiane dhe stilizimet moderniste të Giacomettit dhe Ernstit. (“Brick House” e Leigh, busti 16 këmbë, i cili më parë ishte në High Line të New Yorkut, është gjithashtu këtu në Venecia, në ekspozitën qendrore të Alemanit.) Jashtë, Leigh ka investuar në të gjithë pavijonin neo-Palladian me një çati të përkohshme prej kashte, në jehonë të pavijoneve koloniale të panaireve botërore të shekullit të kaluar.
Riformësimi ose errësimi i arkitekturës së një pavijoni si një aktakuzë historike ka qenë një qasje e besueshme këtu, qëkur Hans Haacke shkatërroi pavijonin gjerman në vitin 1993. Arti brenda duhet ende të punojë më vete dhe Leigh mbetet më i suksesshëm në punimet qeramike si për shembull. “Jug” (Ibriku) i madh, i bardhë, një rindërtim me përmasa të mëdha të një ene me fytyrë jugore, sipërfaqen e së cilës ajo e nguli me guaska të zmadhuara, dhe “Cupboard” (Dollap), guaska prej guri mbi një skaj të madh të palmës “Raphia” që bazohet në përvetësimet afrikane të surrealizmit dhe jetën e përtejme të Karaibeve.
Pra, mirë se vini në Bienalen më të ngathët dhe më emocionuese të Venecias të kujtimeve të fundit, e cila u bashkua në mes të një pandemie globale dhe tani hapet nën shenjën e një lufte tokësore evropiane. Asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se pavijonet kombëtare janë një shfaqje anësore e ekspozitës qendrore të Bienales.
A është COVID? Pyes veten nëse izolimi i këtyre viteve dhe nënshtrimi i jetëve tona të mbyllura nga ekranet digjitale, sapo ka fshirë çdo angazhim të fundit të mbetur ndaj artit si diçka më shumë, sesa një mjet komunikimi. Sidoqoftë, Venecia është qyteti që ka përcaktuar epidemitë për të gjithë botën: Fjala karantinë vjen nga ajo veneciane dhe anijet “40 ditë” duhej të qëndronin boshe në lagunë përpara se ekuipazhet e tyre të zbarkonin. Titian vdiq nga murtaja këtu më 1576, ndërsa “Vdekja në Venecia” e Thomas Mannit e ktheu një shpërthim kolere në një emblemë të prishjes shoqërore. Tani kemi maska FFP2, të cilat janë të detyrueshme brenda ekspozitave. Një mësim i mirë venecian është se murtajat mbarojnë përfundimisht. Çfarë arti del prej tyre është një pyetje tjetër.
Marrë nga “The New York Times”. Përktheu Mirjetë Sadiku
Punëtorët duke vendosur një shenjë përgjatë Kanalit të Madh, afër ekspozitës qendrore të Bienales së Venecias