Shtojca për Kulturë

Gjuhëtari që zgjedhoi historikun e foljes së shqipes

Kolec Topalli (4 dhjetor 1938 – 24 maj 2018)
 

Vepra e akademik Kolec Topallit përmban një spektër të gjerë botimesh shkencore, duke u përqendruar në historinë e gjuhës shqipe. Ka ndriçuar çështje të pastudiuara më parë dhe i ka vazhduar përpjekjet e kolosëve të albanologjisë botërore e shqiptare. Nisur nga përmasat e reduktuara të burimeve, Topalli ka arritur të hedhë në dritë çështje si: etimologjia e shumë fjalëve, sistemi emëror e foljor, sqarime rreth kohës së veprimit të dukurive fonetike, ka saktësuar dhe ilustruar me shembuj zhvillime fonetike të fonemave etj. Në 85-vjetorin e lindjes, në këtë tekst hidhet një vështrim lidhur me kontributin e tij për sistemin foljor

Nuk është e lehtë të marrësh iniciativë për t’u marrë me studime shkencore shumë problematike në një kohë të rëndë jetese me kushte të vështira politike dhe ekonomike. Vetëm pasioni i pafund për gjuhën mund ta motivojë dikë që në një kohë të tillë, të mësojë shumë gjuhë, të nxërë njohuri të thella për disiplina të caktuara e të ketë përgatitje shkencore, në mënyrë që të sjellë rezultate cilësore në shkencë. Studiues i tillë është akademiku, profesori kontributdhënës për gjuhësinë shqiptare, Kolec Topalli.

Ai u lind në Shkodër më 4 dhjetor 1938. Vdiq në Tiranë më 24 maj 2018. Ka qenë arsimtar, pedagog dhe gjuhëtar shqiptar. Fushat në të cilat ka kontribuuar ky studiues janë përgjithësisht të historisë së gjuhës shqipe (fonetika historike, gramatika historike, etimologjia etj.) Vepra e tij përmban një spektër të gjerë botimesh shkencore, duke u përqendruar në historinë e gjuhës shqipe. Ai ka ndriçuar çështje të pastudiuara më parë dhe i ka vazhduar përpjekjet e kolosëve të albanologjisë botërore e shqiptare. Nisur nga përmasat e reduktuara të burimeve, Topalli ka arritur të hedhë në dritë çështje si: etimologjia e shumë fjalëve, sqarime rreth kohës së veprimit të dukurive fonetike, ka saktësuar dhe ilustruar me shembuj zhvillime fonetike të fonemave etj.