Shtojca për Kulturë

Paco Rabanne – revolucionari i modës, stilisti i futurizmit

Paco Rabanne në një ngjarje të “Lord & Taylor” në New York në vitin 1966, duke përdorur pincën për të bërë riparimin e një prej fustaneve të tij prej plastike dhe metali (Foto: Neal Boenzi/The New York Times)
 

Me fustane prej metali, plastika dhe letra ndryshoi përkufizimin e modës. Veshjet e tij përfaqësonin mundësinë e ikjes nga graviteti, në krejt kuptimin e fjalës. Gazeta “New York Times” dikur e përshkroi si “futurist, stilist, mistik, i çmendur, dadaist, skulptor, arkitekt, astrolog, parfumier, artist dhe profet”. Salvador Dalí e quajti thjesht gjeniu i dytë i Spanjës. “E di që do të kem gjithmonë një vend në historinë e modës”, kishte thënë dikur Rabanne. “Unë jam në të gjithë fjalorët, sepse kam futur materiale të reja në botën e modës. Fustanet e para prej metali, letre dhe plastike të zier – kjo është trashëgimia ime”

Stilisti spanjoll, Paco Rabanne, me krijimet futuriste u dha formë ëndrrave të asaj që quhet Epokë e Hapësirës dhe ripërcaktoi modën. Vdiq në Portsall, të premten, në moshën 88-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga Puig, grupi që sot zotëron markën. S’u tha gjë në lidhje shkaqet e vdekjes.

“Paco Rabanne e bëri thyerjen magnetike”, ka thënë në një deklaratë Jose Manuel Albesa, presidenti i divizionit të bukurisë dhe modës në “Puig”. “Kush tjetër mund t’i shtyjë gratë parisiene në modë të bërtasin për fustane prej plastike dhe metali?”