Shtojca për Kulturë

Ideologjia e preskriptivizmit – rasti i shqipes

Ilustrim: Jeton Mikullovci – JeMi
 

Gjuha shqipe është një nga ato gjuhë që kanë një variant të standardizuar që shërben për komunikime formale. Është krijuar në një kohë kur a. shoqëria shqiptare ka qenë nën diktaturë, pra krejtësisht dogmatike dhe b. kur bota ka qenë shumë më konformiste se sot. Sidoqoftë, shqipja standarde është një variant i përpunuar e i kodifikuar i gjuhës së popullit shqiptar. Është variant që pritet të realizohet në domene formale përdorimi. Shqipja e njësuar letrare ka kaluar nëpër një shteg të gjatë e kompleks të zhvillimit të saj krahas proceseve të vendosjes së rregullave të drejtshkrimit që ka kulmuar me Kongresin e Drejtshkrimit më 1972

Synim i këtij punimi është që, duke e pasur parasysh se preskriptivizmi është ideologji më vete, të hetojmë ndikimin e tij në gjuhësinë shqiptare, si rast të veçantë studimi. Ky është një metastudim, i cili i bën analizë diskursit të përdorur në shkrimet e gjuhëtarëve preskriptivë shqiptarë të viteve tetëdhjetë. Hulumtimi mëton të nxjerrë përgjigjet e pyetjeve: Cili ka qenë grupi përfitues? Cilat kanë qenë synimet prapa kësaj ideologjie? Cilët mekanizma janë shfrytëzuar? Cilat janë pasojat kryesore të kësaj ideologjie?

Mirëpo, para kësaj le të shqyrtojmë teorinë prapa nocionit ideologji.