Shtojca për Kulturë

Emërtimet e vendbanimeve, vlera etno-kulturore të çdo mjedisi

Tabelat në vendbanimet Rashtisha e Naltë dhe Kllezna e Naltë e shkruar gabimisht si e Epërme

Për vendbanimet si kategori e veçantë socio-gjeografike ka definime të ndryshme, varësisht prej qasjes studimore dhe profileve shkencore, por është pranuar pothuaj nga të gjithë se “vendbanimet janë njësi e veçantë antropogjeografike, të cilat kanë emrin, territorin dhe numrin e banorëve”.

 

Përkitazi me emërtimet dhe regjistrin e vendbanimeve në Komunën e Ulqinit

Për vendbanimet si kategori e veçantë socio-gjeografike ka definime të ndryshme, varësisht prej qasjes studimore dhe profileve shkencore, por është pranuar pothuaj nga të gjithë se “vendbanimet janë njësi e veçantë antropogjeografike, të cilat kanë emrin, territorin dhe numrin e banorëve”.

Në lidhje më këtë çështje ka mendime dhe pikëpamje të ndryshme, por më këtë rast do të cekim vetëm dy. Kështu për shembull, M.Macura si vendbanim ka definuar “çdo vend të banuar me emër të veçantë pa marrë parasysh se a janë të banuar në momentin e regjistrimit”. Ndërsa nga ana tjetër, statistika zyrtare ka pranuar definimin gjeografik të vendbanimeve se “vendbanimi është njësi e veçantë territoriale-antropogjeografike me emër të veçantë pa marrë parasysh numrin e shtëpive”.