Shtojca për Kulturë

Hebrenjtë si rival dhe model i serbëve

Vidovdani - Pascal Bruckner
Ta judaizosh veten, qysh kanë bërë ekstremistët serbë, ua siguron një situatë të pafavorshme për fitore, njëfarë vijueshmërie të përjetshme nderi për imoralitet. Kjo shpie drejt dykuptimësisë së teologjisë etnike që bazohet në identifikim, në pasionin judeofil se duke brendësuar hebreun në vetvete mund ta nxirrnin veten në anën tjetër

Bash si antisemitizmi që ia mori për pak anën synimit të vet me judaizimin e “johebrenjve” në vendet ku ishin zhdukur të gjitha gjurmët e pranisë hebraike, ose ku ishin reduktuar në një grusht njerëzish – qysh ka ndodhur me shumë popuj dhe grupe – dëshira për të qenë hebrenj në vend të hebrenjve shndërrohet përnjëherë në diçka konkurruese derisa njerëzit luftojnë të marrin privilegjin e të qenët popull i zgjedhur.

 

Serbët shpesh qahen se janë djallëzuar, janë shkulur prej familjes së kombeve, dhe e shohin këtë urrejtje universale si justifikim a posteriori të luftës së tyre. Kanë të drejtë, sepse janë të vetëm kundër botës. Por të mos harrojmë se qysh prej vitit 1986 propaganda e Beogradit i është kushtuar njollosjes sistematike të popujve që ua kishin mësyrë t’i mposhtnin: para së gjithash, të gjithë shqiptarët e Kosovës

Bash si antisemitizmi që ia mori për pak anën synimit të vet me judaizimin e “johebrenjve” në vendet ku ishin zhdukur të gjitha gjurmët e pranisë hebraike, ose ku ishin reduktuar në një grusht njerëzish – qysh ka ndodhur me shumë popuj dhe grupe – dëshira për të qenë hebrenj në vend të hebrenjve shndërrohet përnjëherë në diçka konkurruese derisa njerëzit luftojnë të marrin privilegjin e të qenët popull i zgjedhur.

Në përgjithësi, mund të shquhen dy soje të mëdha të antisemitizmit: fetar, me frymëzim të krishterë, që akuzon popullin e Moisiut për vrasjen e Krishtit, dhe që ngulmon në gabimin e tyre pas shpalljes evangjelike; dhe ai nacionalist, që denoncon pakicat të pashtet, si burim të mosndëshkimit, që në fakt është paragjykuese për qenien e kombit. Një i tretë, trend më befasues antisemitizmi u është shtuar këtyre kundërshtimeve tradicionale në gjysmën e dytë të shekullit njëzet: zilia ndaj hebreut si viktimë, modeli i përkryer i fatit të keq.