Shtojca për Kulturë

Shenjat e ringjalljes së poçarisë si rilidhje me tokën

Artistja Ardita Krasniqi, gjatë aplikimit të artit në qeramikë

Është diçka mrekullibërëse: një copë balte e vendosur mbi një rrotë që nga lëvizjet e fërkimet me duar shndërrohet në diçka të dobishme a vepër arti. Një zanat i vjetër sa njerëzimi, thuhet për poçarinë. Ky lloj arti po përjeton edhe njëherë shenjat e momentit të lavdisë së dikurshme. Interesimi në vend, për punime të punuara nga deltina, është duke u rritur çdo herë e më shumë në dekadën e fundit. Gjenerata të reja kanë marrë përsipër pjekjen në furrë dhe kanë “ndezur” një trend të ri.

 

Dikur ishte një zanat i zakonshëm, më vonë u bë trashëgimi, në një periudhë u harrua, por tash po jep shenjat e rikthimit në trend. Poçarët e moçëm numërohen në gishta, por ata që i rreken artit në qeramikë – qoftë thjesht për rekreacion – po bëhen më të numërt përditë e më shumë. Nëse është qetësia që ofron përballë një përditshmëri të vrullshme, është vetëm njëra pyetje. Dikush te poçaria sheh edhe nevojën për rilidhje me tokën nëpërmjet një arti të moçëm sa edhe vetë njerëzimi

Është diçka mrekullibërëse: një copë balte e vendosur mbi një rrotë që nga lëvizjet e fërkimet me duar shndërrohet në diçka të dobishme a vepër arti. Një zanat i vjetër sa njerëzimi, thuhet për poçarinë. Ky lloj arti po përjeton edhe njëherë shenjat e momentit të lavdisë së dikurshme. Interesimi në vend, për punime të punuara nga deltina, është duke u rritur çdo herë e më shumë në dekadën e fundit. Gjenerata të reja kanë marrë përsipër pjekjen në furrë dhe kanë “ndezur” një trend të ri.

Image
Për shumëkënd, kontakti me argjilë, nënkupton lidhjen me tokën. Ndërsa puna me këtë material të butë, shihet si diçka që ka përfitime fizike, por edhe shpirtërore