Shtojca për Kulturë

“Aty ku ka vdekur një serb, atje shtrihet Serbia”

Cilat janë mashtrimet e përhershme paranojake? Shkojnë krah për krah me megalomaninë, duke ia mundësuar ta fryjë vendin e vet të vogël në përmasa planetare. Se serbët dëshiruakan të jenë “popull qiellor” që mund të kallë luftëra botërore, dhe se qenkan të bindur se janë cak i një aversioni planetar, që nxit krejt njerëzimin t’u vërsulen atyre (Foto: Alben Bujari)

Vetitë e viktimës, njashtu sikurse ato të torturuesit, barten nga babai te i biri: fashizmi është sëmundje ngjitëse, gjenet e tij barten prej një brezi në tjetrin. Është tipar joimun i mishëruar në një popull, dhe historia nuk mund ta modifikojë pavarësisht se çfarë ndodh.

 

Retorika serbe nuk është marrë gjithnjë seriozisht. Është për keqardhje meqë gjithnjë e ka thënë se çfarë do të bëjë dhe gjithnjë ka bërë çfarë ka thënë. Sa më e krisur që dukej në veshët tanë të perëndimorëve, aq më shumë është dashur t’ia vinim veshin. Këto fjalë janë përdorur si doktrina të Shtetit. Këto fjalë ishin armë, këto fjalë kanë vrarë

Vetitë e viktimës, njashtu sikurse ato të torturuesit, barten nga babai te i biri: fashizmi është sëmundje ngjitëse, gjenet e tij barten prej një brezi në tjetrin. Është tipar joimun i mishëruar në një popull, dhe historia nuk mund ta modifikojë pavarësisht se çfarë ndodh.

Kjo propagandë ka një aspekt patologjik dhe farsë, që do të ishte temë e mirë për psikoanalizë nëse zgjedha nuk ka gjeneruar drejtpërdrejt terrorizëm. Meqë oscilon ndërmjet arrogancës së pastër dhe mashtrimit moral, retorika serbe nuk është marrë gjithnjë seriozisht, dhe se është për keqardhje meqë gjithnjë e ka thënë se çfarë do të bëjë dhe gjithnjë ka bërë çfarë ka thënë.