Shtojca për Kulturë

Hedwig Fijen: “Manifesta” në Prishtinë për perspektivë afatgjate

Hedwig Fijen: “Ne nuk kemi qenë këtu të pranishëm, zona është 20 vjet pas luftës. Është shteti më i ri sovran në Evropë dhe ka shumë për të eksploruar...”
 

Këtu e një çerekshekull më parë, “Manifesta” u themelua si dëshmi se si një bienale në lëvizje mund të shndërrohet në një ngjarje relevante përtej kohës kur zë vend, duke lënë trashëgimi dhe angazhim në preokupimet urgjente shoqërore e politike të së sotshmes. Cila do jetë Bienalja e Prishtinës? A duhet “Manifesta” ta rimendojë konceptin nomad që e karakterizon? Si e sheh drejtuesja e saj skenën e artit pas COVID-it? Në oborrin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, këtyre dhe të tjera pyetjeve u përgjigjet Hedwig Fijen, drejtoreshë e “Manifestas”

Është një nga personalitetet më të respektuara të kulturës evropiane. Më 2019 u nderua me çmimin “Menaxhere Evropiane e Kulturës” në ceremoninë e shpërblimeve “European Cultural Brand Awards”. Në Prishtinë ka ardhur për t’i bërë takimet e para të rëndësishme për bienalen evropiane nomade “Manifesta 2022”, nikoqire e së cilës do jetë kryeqyteti kosovar. Në agjendë ka ndarë edhe 30 minuta për këtë intervistë, për ta shpalosur tregimin unik të ngjarjes që e themeloi 25 vjet më parë. Më 1993, “Manifesta” u themelua si dëshmi se si një bienale në lëvizje mund të shndërrohet në një ngjarje relevante përtej kohës kur zë vend, duke lënë trashëgimi dhe angazhim në preokupimet urgjente shoqërore e politike të së sotshmes. Cila do jetë Bienalja e Prishtinës? A duhet “Manifesta” ta rimendojë konceptin nomad që e karakterizon? Si e sheh drejtuesja e saj skenën e artit pas COVID-it? Në oborrin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, këtyre pyetjeve u përgjigjet Hedwig Fijen, drejtoreshë e “Manifestas”.

KOHA: Do ta filloj këtë intervistë me një pyetje ndoshta të thjeshtë. Së pari do të doja të dija – për ata që ndoshta nuk kanë dëgjuar për “Manifestan” – se cila ishte ideja e “Manifestas” kur u themelua dhe tani 25 vjet më vonë kur ju po përgatiteni për edicionin e ardhshëm. Prishtina do të jetë nikoqire e një përvjetori shumë të rëndësishëm për ju...