Arbëri

LB uron pavarësinë

Lëvizja për Bashkim ka uruar 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin që e ka nënshkruar kryetari i kësaj partie, Valon Murati, thuhet:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Të nderuar pjesëtarë të popullit shqiptar kudo që jeni!

Në emrin tim personal, si dhe në emër të të gjithë anëtarëve e përkrahësve të Lëvizjes për Bashkim - urime 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!

Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshtë mund, djersë e gjak! Breza të tërë sakrifikuan shumë, për të ardhur deri te kjo që akoma është pak! Prandaj ne do të vazhdojmë tutje drejt integrimeve kombëtare e atyre ndërkombëtare me të vetmin qëllim: siguri e paqe, zhvillim ekonomik e përparim të gjithanshëm për të gjithë qytetarët. Të qartë në qëllim dhe të bashkuar rreth këtij qëllimi mund dhe do t’ia dalim, pavarësisht sfidave e pengesave që do të na dalin përpara!

Urime dhe gëzuar 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!”