Ferizaj, 7 mars – Shoqatat e dala nga lufta në Ferizaj kanë kritikuar autoritetet komunale për ndarje të banesave solidare në mënyrë jo të drejtë me arsyetim se këto kategori nuk janë përfshirë në këtë proces.
Komisioni për ndarjen e banesave ditë më parë ka përzgjedhur 37 familje sociale nga 254 aplikues, ndërkohë 80 aplikacione të tjera, përfshirë familjarë të veteranëve e invalidëve, janë anuluar që në fillim të këtij procesi me arsyetim se nuk i kanë plotësuar kriteret për pjesëmarrje në konkurs, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rafiz Sejdiu, kryetar i Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj, ka bërë me dije se komisionin për ndarje të banesave i ka përzgjedhur vetë kryetari i komunës sipas dëshirës së tij, në mënyrë që ata të jenë të dëgjueshëm dhe nën urdhrat e tij.
“Është shumë shqetësuese që asnjë familje e veteranëve nuk ka mundur të jetë përfituese e banesave solidare në këtë proces, megjithëse kemi mjaft shumë familje sociale. Si shoqatë gjatë periudhës së fundit kohore kemi pranuar edhe ankesa nga këto familje derisa komuna ka bërë një përzgjedhje jo të drejtë. Në të kaluarën përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kanë qenë edhe pjesë të komisioneve për ndarje të banesave, ndërkaq për këtë proces kryetari i komunës e ka zgjedhur komisionin sipas dëshirës së vet”, ka kritikuar Sejdiu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.