Tottenham Hotspur ka mposhtur Evertonin 3 me 1 në xhiron e 27-të të Premier Ligës për të forcuar pozitën e dytë në tabelë.
Londinezët shënuan golin e parë pas 20 minutash lojë. Harry Kane realizoi golin e vetëm të pjesës së parë.
Sulmuesi i njohur anglez shënoi edhe golin e dytë në këtë ndeshje. Ai dyfishoi epërsinë e Tottenhamit në minutën e 56-të, ndërsa Romelu Lukaku shënoi golin e parë për Evertonin në minutën e 81-të.
Në minutat shtesë Dele Alli shënoi golin e fundit në ndeshje për Tottenhamin, por vetëm një minutë më vonë Enner Valencia ngushtoi sërish rezultatin 3 me 2.
Tani ekipi i Mauricio Pochettinos është i dyti në tabelë me 56 pikë të tubuara, shtatë më pak se lideri Chelsea që ka një takim më pak të zhvilluar. Liverpooli është i treti me 52 pikë, aq sa ka edhe Manchester City që më vonë zhvillon ndeshjen e kthimit.