Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një person me çrregullime mendore ka masakruar me thikë një 66-vjeçar.
Alban Voda i ka prerë kokën fqinjit të tij në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Uji i Mirë, në njësinë administrative Sukë, ndërsa autori i krimit monstruoz mësohet se është një ish-komando i ushtrisë, raporton TopChannel.
30-vjeçari Alban Voda ka qenë dy herë me mision në Afganistan, ndërsa dy vitet e fundit ka shfaqur çrregullime mendore.