Kronikë

Arrestohen pesë persona për vjedhjen e dy tepihëve në Pejë

Janë arrestuar pesë meshkuj, pasi që në bashkëveprim kanë vjedhur dy tepih në shtëpinë e viktimës mashkull, shqiptar i Kosovës, bën të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar 28 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë për të cilën është hapur rast.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.