Arbëri

Me 300 euro rregullohet koronarografi në QKUK

Për një investim 300 eurosh që iu desh të bëhej në një nga aparaturat që diagnostikon dhe intervenon në sëmundjet e zemrës, Ministria e Shëndetësisë pagoi institucionet private mijëra euro për muaj të tërë.

Funksionalizimi i aparaturës së koronarografit ka kursyer buxhetin e shtetit për rreth 350 mijë euro, pasi rastet e infarkteve akute janë trajtuar në institucionin publik, raporton KTV.

Rikthimi në punë i kësaj aparature u bë me iniciativë të vet stafit. Kjo ka reflektuar me shtim të vëllimit të punës në gjithë muajin shkurt.

Por problem mbetet mungesa e stafit.

Ndryshe, me një vendim të drejtorisë së QKUK-së, klinika e kardiologjisë invazive pritet të bashkohet me atë të kardiokirurgjisë.

Ndërkohë, punëtorë shëndetësorë janë në pritje të angiografit, i cili është blerë nga Ministria e Shëndetësisë por po qëndron në një depo në Austri, pasi ministria po vonon të rregullojë hapësirën ku do të vendoset ai.


Me 300 euro rregullohet koronarografi në QKUK by kohanet