Arbëri

Opozita nuk ndryshon qëndrimet as pas takimit me Mogherinin

Kryetari i Vetëvendosjes Visa Ymeri ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve sa i përket votimit të demarkacionit me Malin e Zi, raporton KTV.

Ai pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka thënë se ndryshimi i qëndrimeve për demarkacion do të thoshte se opozita pajtohet me versionin aktual të demarkacionit.

“Nuk mund të pajtohemi sepse përndryshe i bie që ne do të pajtohemi me versionin aktual të demarkacionin dhe se do të tradhtonim interesat e shtetit dhe qytetarëve”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa Ardian Gjini i AAK-së ka thënë se Mogherini ka kërkuar që të ratifikohet demarkacioni, por jo në këtë mënyrë dhe këtë version. Jakup Krasniqi i NISMA-s dhe Kadri Veseli i PDK-së nuk janë prononcuar për media.