Sport

Me fitore të thellë Barcelona merr kreun

Barcelona është lider i La Ligas, pas fitores së thellë ndaj Gijonit.

Blaugranët ishin të pamëshirshëm ndaj Gijonit, që i shënuan plot gjashtë gola, raporton Koha.net.

Ishte pesë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi që hapi serinë e golave në minutën e 9, pas një asistimi nga Mascherano.

Pas dy minutave epërsinë e Barcelonës e shtoi Rodriguez, duke shënuar autogol.

Në minutën e 21, Castro e ngushtoi epërsinë në 2 me 1 që ishte goli i vetëm i shënuar nga mysafirët. Dhe golin e fundit në pjesën e parë e shënoi sulmuesi i rrezikshëm Luis Suarez në minutën e 27.

Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe tre herë, përmes Pacos, Neymarit, dhe Ivan Rakiqit.

Barcelona është lider tani me 57 pikë, por ka dy ndeshje më tepër se Reali që ka 55 pikë.