Sport

Peja fiton ndaj Teodos, në çerekfinale takohet me Kozhuvin

Peja ka fituar ndaj Teodos në xhiron e fundit të Grupit D në Ligën Ballkanike për të siguruar takimin me Kozhuvin në çerekfinale.

Pejanët udhëhoqën në ndeshje që nga fillimi dhe në fund triumfuan me rezultat 75:70.

Tani klubi kosovar në çerekfinale do të takohet me Kozhuvin, në ndeshje që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.