Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vazhdon ta injorojë për herën e tretë Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrje Financiare.
Ky komision kishte paraparë shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo për mungesën e ministrit Hyseni, Komisioni kërkoi ta shtyjë këtë pikë të rendit të ditës derisa ministri Hyseni t’i përgjigjet ftesës, raporton KP.
Kryetari i këtij Komisioni, Faton Topalli, theksoi se mungesa e ministrit në vazhdimësi është një papërgjegjësi e ministrave ndaj obligimit që kanë për raportime në komisione parlamentare.
Ai propozoi që të hiqet ky standard i komisionit që mos të mbetet obliguese vetëm ministrat të jenë prezentë kur të shqyrtohen raportet e auditorit. Mirëpo, përveç Topallit shumica e anëtarëve ishin kundër heqjes së këtij standardi. Komisioni po vazhdon shqyrtimin e raportit të auditorëve për komunat.