Sport

Ramsey nuk dorëzohet në garën për titull

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey mbetet optimist se klubi ende mund ta fitojë titullin e Premier Ligës edhe pse është 13 pikë prapa liderit Chelsea.

Edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar, Arsenali do ta ketë shumë të vështirë të arrijë rivalin lokal, por Ramsey beson se gara për titull është ende e hapur.

“Ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar, gjëra të çuditshme kanë ndodhur në futboll”, ka thënë Ramsey për talkSport.

“Chelsea ka një distancë të madhe, por duhet vetëm disa ndeshje që ekipet të rikthehen në garë. Arsenali duhet t’u kthehet fitoreve dhe të garojë për titull”, ka thënë veç të tjerash mesfushori uellsian.