Kronikë

Arrestohet i mituri i dyshuar për katër vjedhje të rënda në Viti

Me datën 27 shkurt 2017, pas mesnate rreth orës 01:00, Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Viti, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin e mitur me banim në fshatin Kabash, komuna Viti, pasi që dyshohej se ishte i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda.

“Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS në Viti i njëjti janë gjetur dëshmi të qëndrueshme ku besohet të jetë i përfshirë në së paku katër vepra penale të “Vjedhjeve të Rënda” në Viti, Kabash dhe dy në fshatin Pozhoran. Vjedhjet besohet se janë kryer gjatë muajit janar dhe shkurt 2017”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit për 24 orë ndërsa rastet janë duke u hetuar veç-e-veç.