Showbiz

Harvey që gaboi në Miss Universe 2015 reagon për gafën në Oscar

Steve Harvey, prezantuesi që gaboi në momentin kyç për ndarjen e çmimit të Miss Universe 2015, ka reaguar për gafën e ceremonisë Oscar 2017.

Warren Beatty, aktori i njohur amerikan, në momentin kryesor për ndarjen e çmimit kryesor të Oscarit për vitin 2017 i dha çmimin e parë gabimisht filmit “La La Land” duke bërë gafën më të madhe në kuadër të historisë së Oscarit. Ai më pas u kuptua se mbante zarfin e gabuar gjatë prezantimit dhe çmimi kryesor shkoi për filmin “Moonlight”.

Pas këtij gabimit të Beattyt, ka reaguar Harvey që bëri bujë dy vjet më parë me gabimin në Miss Universe.

“Unë mund t’ju ndihmoj të kaloni këtë”, ka shkruar ai në Twitter.