Arbëri

Komuna e Fushë Kosovës ndërpret komunikimin me KTV-në, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim vendimin e Komunës së Fushë Kosovës për ndërprerje të komunikimit me gazetarët e televizionit Kohavision.

“Ky veprim paraqet shkelje të parimeve për respektimin e transparencës. Ne kërkojmë nga Komuna e Fushë Kosovës që të kërkojë falje për këtë veprim të papranueshëm si dhe ta tërheqë vendimin që ka marrë”, thotë AGK në reagimin e saj.

“Ne e inkurajojmë Komunën e Fushë Kosovës që të krijojë raporte profesionale me mediat, në këtë rast edhe me gazetarët e KTV-së. AGK, kërkon nga institucionet vendore, që të respektojnë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe të jenë të hapura për gazetarët”, shtoi AGK.