(E plotësuar) Kampioni i Premier Ligës, Leicesteri ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit italian Claudio Ranieri.
Këtë e ka bërë përmes faqes zyrtare të klubit.
Në njoftimin zyrtar, Leicesteri e ka cilësuar Ranierin si trajnerin më të sukseshëm në histori të klubit, por për shkak se “sivjet klubi po rrezikon rënien, vendimi për largim edhe pse shumë i dhimbshëm, është i nevojshëm për të mirën e klubit”.
Kampioni i Premier Ligës, Leicesteri ka shkarkuar trajnerin italian Claudio Ranieri vetëm nëntë muaj pas triumfit në ligë, raporton Sportsmail.
Ky vendim raportohet se ka ardhur pas rezultateve të dobëta në ligë dhe humbjes nga Sevilla me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.
65 vjeçari kishte arritur që të shpallë në mënyrë sensacionale Leicesterin kampion të Premier Ligës, me një ekip që vlente vetëm 55 milionë funta, për çka më pas ishte shpallur trajneri i vitit nga FIFA.
Po, italiani ka dështuar ta replikojë formën e vitit të kaluar në këtë sezon.
Më 2017 “Dhelprat” ende nuk kanë shënuar gol në Premier Ligë, derisa kanë arritur vetëm një pikë nga 18 të mundshme.