Mercedes ka zbuluar një treshe të edicionit special të modeleve AMG para panairit të veturave në Gjenevë, duke zbuluar dizjane ekskluzive të përditësuara nga modelet standarde, transmeton koha.net.
Dy modele janë të AMG GT C Roadster i edicionit 50, të cilët kanë debutuar në panairin e veturave në Detroit gjatë janarit për të festuar 50 vitet e AMG, ndërsa do të jenë vetëm 500 ekzemplarë në të gjithë botën.
AMG GT C Roadster 50 ka motorin 4.0 litërsh V8 bi-turbo, i cili prodhon 549 kuaj fuqi ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7 sekonda, para se ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 315 kilometra në orë.
Edicioni special e final i Mercedes që do të zbulohet në Gjenevë është C 63 kabriolet i edicionit Ocean Blue, me një ngjyrë të kaltër oqeani, transmeton koha.net.
Mercedes C 63 kabriolet Ocean Blue do të prodhohen vetëm 150 të tillë në të gjithë botën, ndërsa nuk është zbuluar më shumë për të, e që do të zbulohet më vonë në panairin e veturave në Gjenevë.
{gallery}