Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e “The Bikeriders” promovojnë filmin e tyre në Londër

The Bikeriders

Yjet e Hollywoodit, Austin Butler, Jodie Comer dhe Tom Hardy, e promovuan dramën e tyre të re, “The Bikeriders”, në kryeqytetin britanik.

Butler i cili po gëzon famë të jashtëzakonshme nga portretizimi i Elvis Presleyt në filmin e nominuar për “Oscar”, “Elvis”, tha se vëmendja e madhe që e ka marrë nga fansat dhe mediat ishte paksa e vështirë për t’u përballuar.

“Kjo është shumë emocionuese. Po mësohem ta mbajë veten me këmbë në tokë. Por asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time. Thjeshtë po kaloj kohë me familjen dhe po shëtis sa më shumë në natyrë”.

Aktori po ashtu i mohoi thashethemet se i është bashkuar kastës së filmit të ardhshëm, “Pirates of the Caribbean”, puna rreth ripërpunimit të së cilit tashmë ka filluar.

“The Bikeriders” bazohet në librin me fotografi të vitit 1967 me të njëjtin emër, të autorit Danny Lyon. Ngjarja fokusohet në jetët e anëtarëve të klubit të motoçiklistëve “Vandals”, i themeluar në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Hardy, Comer dhe Butler, protagonistë të filmit “The Bikeriders” Showbiz Hardy, Comer dhe Butler, protagonistë të filmit “The Bikeriders”

Para gazetarëve të pranishëm në premierë, Comer tha se nuk i është dashur fare ndihmë për ta sjell në jetë personazhin e saj prej heroine. E vetmja gjë që i është nevojitur ishin disa audio-incizime, në mënyrë që ta përvetësonte sa më mirë theksin e saj.

“Ishte e mahnitshme. Personazhi i saj dallohej në çdo faqe të skenarit, ishte një grua e guximshme, qesharake, e sinqertë dhe më dukej shumë autentike. Ishte e vërtetë, sidomos në praninë e gjithë atyre burrave. E mbante veten shumë mirë. Prandaj po, edhe për mua ishte kënaqësi të përqafoja atë aspekt të vetes”.

Personazhi i Comerit martohet me Bennyn, i luajtur në film nga Butler, i cili e gjen veten në dilemë kur klubi i motoçiklistëve i udhëhequr nga personazhi i Hardyt, merr kthesë të gabuar dhe fillon të përfshihet në aktivitete të rrezikshme dhe të dhunshme.

Hardy deklaroi se produksioni dhe kostumet e kanë ndihmuar shumë të zhytet në botën e personazhit të tij dhe në epokën në të cilën zhvillohet ngjarja e filmit.

“Kishte ca elemente që ndihmonin ta imagjinoje një botë më ndryshe, nëse do të rikrijohej ajo. Kështu që kjo ishte diçka e mrekullueshme. Si aktorë, të ndihmon kur ke përreth gjëra që duken autentike. Edhe pse është e pamundur të udhëtosh prapa në kohë”.

Edhe Jacob Elordi tregon se roli në filmin e ri e ka bërë të mendojë se çka po i mungon në jetë Showbiz Jacob Elordi tregon se roli në filmin e ri e ka bërë të mendojë se çka po i mungon në jetë

Regjisori, Jeff Nichols, po ashtu parakaloi mbi qilim të kuq i shoqëruar edhe nga aktorët tjerë të filmit si, Boyd Halbrook and Toby Wallace.

“The Bikeriders” lansohet nëpër kinematë e Amerikës nga 21 qershori.