“ZZ Top” po e festojnë 50-vjetorin e tyre me një publikim të ri të përmbledhjes së 50 këngëve. “Goin’ 50” e përfshin karrierën legjendare të bendit nga Texasi, ku përfshihen materiale nga e gjithë veprimtaria e bendit.
I formuar në vitin 1969, bendi “ZZ Top” krijoi një bazë mbarëbotërore të adhuruesve falë tingullit të tyre blues në kitarë. Retrospektiva e “Goin 50” përfshin një shumëllojshmëri të muzikës nga secili prej 15 studio-albumeve të bendit. Përveç kësaj, dy këngë bonus nga ditët më të hershme të bendit - "Salt Lick" dhe "Miller's Farm" - do të përfshihen në publikim. Këngët u regjistruan me inkarnimin origjinal të “ZZ Top”, para se basisti Lanier Greig dhe bateristi Dan Mitchell të zëvendësoheshin nga Dusty Hill dhe Frank Beard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Goin' 50” do të jetë në dispozicion si një set 3-CD ose 5-LP. Kjo do ta shënojë herën e parë që disa këngë janë vënë në dispozicion në vinil, duke e përfshirë materialin e zgjedhur nga albumet e bendit Rhythmeen, XXX dhe Mescalaro. Setet do të publikohen më 16 gusht. Një version i vetëm i CD Goin' 50, me 18 këngë, si dhe versionet digjitale dhe streaming do të jenë gjithashtu në dispozicion më 14 qershor, shkruan KOHA Ditore.
Publikimet e reja retrospektive janë vetëm festimet e fundit të 50-vjetorit të “ZZ Top”. Bendi e filloi vitin me një performancë rezidenciale në janar në Las Vegas, e titulluar ”Viva Las Vegas”. Një turne i gjatë në të gjithë SHBA-në do të fillojë në gusht, duke i dërguar të pranuarit në Rock and Roll Hall of Fames në më shumë se 30 ndalesa në mbarë vendin.
"Kanë kaluar pesë dekada, dhe mendoj se po fillojmë të bëhemi goxha të mirë në gjithë këtë!", thotë Billy Gibbons në një njoftim për shtyp për turneun. "Jemi vërtet të emocionuar që do të paraqitemi në të gjithë kontinentin këtë verë dhe vjeshtë, duke e interpretuan rock bluesin tonë siç filluam në vitin ‘69. Mjekrat, me përjashtim të Frankut, janë ndoshta paksa më të gjata, por asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Po vazhdojmë në të njëjtën mënyrë".