Nga rreth 25.000 zviceranë, 49 për qind e tyre kanë thënë se nuk duan që vitin e ardhshëm “Eurovisioni” të organizohet në shtetin e tyre.
Këtë sondazh e ka bërë mediumi zviceran, Blick, ku shumica e qytetarëve u shprehën kundër, ndonëse Nemo e fitoi sivjet këtë garë, e sipas rendit shteti fitues duhet ta organizojë vitin pasues.
46 për qind të anketuarve thanë se janë pro mbajtjes së “Eurovisionit”, e 5 për qind nuk shprehën ndonjë mendim. Ende s'dihet se në cilin qytet do të mbahet “Eurovisioni”, derisa Zyrihu dhe Gjeneva kanë aplikuar.
Blick ka thënë se ky qëndrim i qytetarëve për të e organizuar lidhet me faktin që Nemo identifikohet si person me gjini të padefinuar.
-
Gjithçka që duhet të dini për finalen e “Eurovisionit”
-
Shqipëria në finale të “Eurovisionit”
-
Kundërshtohet organizimi i Eurovisionit në Zvicër për shkak të shfaqjeve satanike
-
Zvicra dominon në votat e jurive, merr pikët maksimale edhe nga Shqipëria
-
Votat po mblidhen, kush janë favoritët për ta fituar “Eurovisionin”?