Showbiz

Zoë Kravitz e lumtur që e ka takuar të dashurin Channing Tatum

Aktorja amerikane, Zoë Kravitz, ka folur hapur për përshtypjet e para rreth të dashurit të saj, Channing Tatum.

Në një intervistë për revistën “WSJ”, Kravitz tregoi për bashkëpunimin me aktorin, Tatum, në filmin debutues regjisorial, “Pussy Island”.

“Kur realizon projekte me njerëz të tjerë është një ndjenjë e frikshme, dhe kur përshtatesh me dikë nga ana kreative atëherë hapen disa mundësi të reja, sepse në njëfarë forme ti po e ndanë veten me të tjerët. Jam shumë mirënjohëse që ky film e ka sjell Channingun në jetën time”.

Tutje, Kravitz tha se në filmin e saj ka dashur ta angazhojë një aktor i cili kurrë më parë nuk ka luajtur personazhe të liga, ngase ka menduar se do të ishte interesant për publikun, që në një rol të tillë, ta shohin një aktor që kryesisht ka portretizuar burra të mirë, të dashur e romantik.

Edhe para takimit të parë me Tatumin, aktorja e filmit “The Batman” e kishte pasur një mendim të mirë për të, shkruan portali “Bazaar”.

“Edhe kur e shikoja nga larg dhe para se ta njoftoja, e kisha parandjenjën se ishte një burrë feminist i cili nuk kishte frikë ta eksploronte anën e errët, sepse e din që ai nuk është i tillë. Prandaj e kisha një lloj tërheqje ndaj ti dhe doja ta takoja. Dhe kisha plotësisht të drejtë”.

Së bashku me E.T. Feigenbaum, Kravitz e ka bashkëshkruar skenarin e filmit, “Pussy Island”, ku Tatum e portretizon një miliarder i cili e fton një kameriere, të personifikuar në film nga Naomi Ackie, në ishullin e tij privat.

Siç duket, Kravitzi e ka krijuar këtë personazh, me Tatumin në mendje.

“Është gjithmonë intriguese ta kesh dikë që të sjellë diçka për të cilën askush tjetër nuk ka menduar ndonjëherë për ty. Unë nuk e kam njohur Zoën para se ta takoja për këtë projekt kinematografik. Kur u njoftuam për herë të parë, ideja rreth filmit ishte më ndryshe, por tema të cilën e trajtonte ishte e njëjtë”, deklaroi Tatum.

Spekulimet për një lidhje të mundshme ndërmjet dy aktorëve filluan në janar të vitit 2021, pasi Kravitz bëri kërkesë për shkurorëzim nga ish-bashkëshorti, Karl Glusman. Sot, Zoë dhe Channing, janë një prej çifteve më të pëlqyera të showbizit.

Image