Ylli i mirënjohur i muzikës, Lenny Kravitz, ka thënë se dhëndri i tij, aktori Channing Tatum është djalë i mirë.
Ai ka vlerësuar sjelljen “me klas” që ka Tatum, i cili është në lidhje romantike me të bijën e Kravitzit, yllin Zoe Kravitz.
“Ai është një djalë shumë i mirë. Ia kalojmë mirë bashkë dhe kemi krijuar marrëdhënie të mirë mes vete. Ne dalim e flasim. Ai është i rritur mirë ka sjellje të mira e me klas”, ka thënë Kraviz në një video të cilën e shpërndau revista People.
Zoe e prezantoi babanë e saj me të dashurin që nga fillimi i lidhjes dhe raportet e tyre duken të kenë qenë të mira.
Lenny do të luajë një rol të rëndësishëm në dasmën e të bijës. Ai ka thënë se do të duhet ta mbajë një fjalim.
Ai ka treguar se do ta bëjë këtë fjalim dhe insistoi se nuk dëshiron ta përgatisë paraprakisht sepse është shumë më rëndësi të thotë fjalë që burojnë nga zemra.
Edhe
Zbulohet kur do të martohen Zoë dhe Channing Tatum
Lenny pati pranuar më parë se ndjehet i bekuar pasi Zoe dhe Tatum janë fejuar.
“Kjo është jeta. Është e rëndësishme lumturia e familjes. Ku fëmijët janë të lumtur e di se ke bërë punë të mirë. Prandaj ndjehem i bekuar”, pati thënë Lenny.