Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Blink Twice

Channing Tatum me rol në filmin e drejtuar nga e fejuara Zoë Kravitz

Channing Tatum

Channing Tatum

Ylli i mirënjohur i Hollivudit, Channing Tatum, luan në filmin e ri “Blink Twice”, regjisore e të cilit është e fejuara e tij, ylli Zoë Kravitz.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kravitz pasi shpërndau trailerin e filmit, raporton CNN.

“Pra, të gjithë kanë vdekur. Fillojmë nga e para”, thotë Tatum në fillim të trailerit.

Aktori luan rolin e një miliarderi të teknologjisë, i cili josh karakterin Frida, rolin e të cilës e luan Naomi Ackie, duke e ftuar në ishullin privat të tij.

Më pas një karakter që luhet nga Chritisan Slater thotë se po ndodh diçka e çuditshme. Ndërkohë shoqja e Fridas zhduket, njerëzit fillojnë të harrojnë se çfarë iu ka ndodhur dhe gjërat fillojnë të duken të dhunshme.

Edhe Channing Tatum dhe Zoë Kravitz ndahen pas tre vjetësh bashkë, anulojnë martesën Showbiz Channing Tatum dhe Zoë Kravitz ndahen pas tre vjetësh bashkë, anulojnë martesën

Sipas këtij sinopsi, në ngjarjen e këtij filmi, Fridas i duhet të zbulojë të vërtetën se a do të mund të dalë e gjallë nga kjo ndejë apo jo.

Në film luajnë edhe aktorë të tjerë si Simon Rex, Adria Arjona, Haley Joel Osment, Kyle MacLachlan dhe Geena Davis.

Channing the Zoë Kravitz kanë filluar lidhjen që nga viti 2021 dhe u raportua se janë fejuar në tetor të atij viti.

Filmi “Blink Twice” do të shfaqet premierë nëpër kinema më 23 gusht.

Edhe Channing Tatum shfaqet publikisht me të dashurën e re Showbiz Channing Tatum shfaqet publikisht me të dashurën e re

Trailer: 

BLINK TWICE | Official Trailer