Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zhegrova i dhuron veturë motrës

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, e ka befasuar të hënën motrën e tij, Valzën.

Përmes një postimi në Instagram, Zhegrova bëri të ditur se së fundmi i ka dhuruar asaj një veturë të tipit Tiguan të markës Volkswagen.

Në një “Story” në Intagram, Zhegrova ka postuar fotografinë me të cilën e ka falënderuar motra e tij.

“Faleminderit vëllai im më i mirë për këtë dhuratë të mahnitshme”, ka shkruar ajo.

Reprezentuesi kosovar aktualisht është lojtar i klubit francez Lille.

Image