Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zhduket aktori britanik

Aktori britanik Julian Sands është zhdukur në malet San Gabriel në Kaliforni javën e kaluar. 65-vjeçari u raportua i zhdukur të premten e kaluar.

Policia ka thënë se ekipet e shpëtimit tokësor u tërhoqën nga mali fundjavën e kaluar për shkak të rrezikut të orteqeve, por kërkimet po vazhdojnë me dronë dhe helikopterë, shkruan BBC.

Policia raporton se Sandsi u raportua i zhdukur rreth orës 19:30 me orën lokale të premten, 13 janar. Policia shtoi se kërkimet në terren do të planifikohen kur të përmirësohet moti dhe kushtet të jenë më të sigurta për ekipet e shpëtimit.

Policia ka thënë se i ishte përgjigjur 14 thirrjeve për ndihmë në malin Baldy dhe zonën përreth gjatë katër javëve të fundit dhe paralajmëroi alpinistët që "të mendojnë dy herë dhe t'u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve" mes kushteve të pafavorshme të motit.

Sands ka luajtur në filma dhe seriale, duke përfshirë “Smallville” dhe “A Room with a View”. Ai jeton në Los Angeles që nga viti 2020, ndërsa së fundmi është shfaqur në dramën “Benediction” me Peter Capaldin.

Artikuj të ngjashëm