Aktorja e re Morfydd Clark i është bashkuar kastës së adaptimit televiziv të autorit ikonik të “Lord of the Rings”, J.R.R. Tolkien.
Clark i bashkohet kastës në të cilën tashmë janë Markella Kavenagh, Joseph Mawle dhe Maxim Baldry, ndërsa do të duhej ta luajë rolin e Galadrielës së re.
Në versionin filmik të "Lord of the Rings", si dhe në Hobbit, në rolin e Galadrielës luan Cate Blanchett, shkruan KOHA Ditore. Ky është një nga personazhet e para kryesore nga libri i cili është konfirmuar dhe për të cilin është zgjedhur aktori.

Skenari për serinë e Amazon, “Lord of the Rings” do të shkruhet nga JD Payne dhe Patrick McKay, ndërsa Bryan Cogman, i cili punoi në “Game of Thrones”, do të përfshihet si këshilltar kreativ. J. A. Bayona do të duhej ta bënte regjinë e disa episodeve, ndërsa Amazon tashmë e ka aprovuar xhirimin e dy sezoneve të serialit.
Seriali do të duhet të eksplorojë tregime të reja të vendosura para ngjarjes nga filmi Lord of the Rings: The Fellowship of the Ring. Në Twitterin zyrtar të serialit pranë fotografisë shkruhej: "Mirë se vini në Epokën e Dytë". Në mitologjinë e Tolkien, Epoka e Dytë është koha kur Unazat e Fuqisë, përfshirë atë të Sauronit, sapo ishin krijuar.
Clark aktualisht e shohim në serialin e HBO “His Dark Materials”, ndërsa së shpejti në kinema vjen edhe filmi “Saint Maud”, në të cilin ajo e ka rolin titullar, dhe për të cilin tani kemi mundësinë ta shohim fragmentin e parë.