Është aprovuar sezoni i dytë i serisë televizive “Lord of the Rings” madje edhe para premierës se sezonit të parë.
Sipas “Deadline”, seriali i Amazon Studios, i cili është ende në para-produksion përpara se të xhirohet sezoni i tij i parë, tashmë është rinovuar për një sezon të dytë nga kreu i Amazon Studios, Jennifer Salke.
Tani për tani, ka pak detaje në lidhje me serinë e re. Deri më tani gjithçka që dihet është se ngjarja do të zhvillohet para ngjarjeve të librit të parë të J.R.R. Tolkien në trilogjinë e tij "Lord of the Rings", “The Fellowship of the Ring”, shkruan KOHA Ditore.

Anëtarët e kastit do të përfshijnë yllin e “Black Mirror”, Will Poulter, aktoren australiane Markella Kavenagh dhe ish-aktorin e “Game of Thrones”, Joseph Mawle.
Amazon Studios i ka blerë të drejtat televizive globale për The Lord of the Rings në nëntor të vitit 2017. Marrëveshja për hitin kinematografik përfshin një angazhim shumë-sezonal për një seri të LOTR si dhe një seri të mundshme spin-off.
Seriali i ri nuk e ka ende datën e premierës.