Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zendaya dhuron 100 mijë dollarë për teatrin ku filloi karrierën

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Zendaya, ka dhuruar 100 mijë dollarë për teatrin në të cilin filloi karrierën, raporton People.

Ylli u bë bashkë me “Women Donors Network” (WDN) për të ia dorëzuar shumën e parave teatrit “Shakespeare” të Kalifornisë, shumë e cila do t’i ndihmojë këtij institucioni t’i mbulojë shpenzimet dhe t’i përmirësojë shfaqjet në të ardhmen.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi mundësi të bashkohemi me Zendayan për dhurimin e këtyre mjeteve. Shpresojmë që donacioni jonë të ju ndihmojë në realizimin e vizionit strategjik”, ka thënë presidentja e WDN-së.

Edhe drejtuesit e teatrit falënderuan Zendayan për donacionin.

“Jemi thellësisht mirënjohës për Zendayan dhe WDN-në që dhuruan 100 mijë dollarë për ne. Shuma do ta ndihmojë teatrin tonë të shkojë përpara ndërsa festojmë 50 vjetorin e themelimit. Faleminderit Zendaya dhe WDN”, ka thënë Clive Worsley, drejtor ekzekutiv i teatrit.

Edhe Zendaya do të donte të shkollohej në vend se të aktronte në moshë të re Showbiz Zendaya do të donte të shkollohej në vend se të aktronte në moshë të re

Sipas gazetës “San Francisco Chronicle”, Zendaya kishte luajtur në këtë teatër qysh kur kishte qenë fëmijë. Aty asaj i punonte edhe nëna.

Ajo ka filluar karrierën prej aktoreje gjatë adoleshencës kur luajti në filmin e produksionit Disney “Shake it Up”, përkrah yllit Bella Thorne.