Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zbulohet statuja gjigante e Shakirës në vendlindjen e saj

Një statujë bronzi e këngëtares kolumbiane, Shakira, është zbuluar në qytetin e saj të lindjes, Barranquilla.

Statuja 6.5 metra e lartë tregon një prej pozicioneve që ajo merr kur bën vallëzimin e famshëm në videoklipin e këngës “Hips Don’t Lie”.

Artistja e shpërndau fotografinë e prindërve të saj para statujës.

Para zbulimit të statujës, Shakira mori vëmendjen disa herë këtë vit – më së shumti me lansimin e këngës për ish-partnerin, Gerard Pique.

Artikuj të ngjashëm