Që kur në shtator të vitit 2016 u nda nga Angelina Jolie, me të cilën i ka gjashtë fëmijë, Brad Pitt ka qenë nën përcjelljen vigjilente të publikut.
Sidomos kur bëhet fjalë për jetën e tij të dashurisë. Edhe pse gjatë verës thashethemet e lidhën me kolegen Charlize Theron, 55-vjeçari thuhet se e ka gjetur dashurinë në krahët e stilistes 50-vjeçare të stolive dhe mjekes holistike, me emrin Sat Hari Khalsa, shkruan US Weekly.
Portali i lartpërmendur thotë se Bradin e tërhoqi fakti që Sat është shumë stabile dhe modeste, për dallim nga ish-të dashurat e tij Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie. "Ajo është shumë e fortë dhe e zgjuar, dhe kjo është ajo që e tërhoqi tek ajo," tha një burim anonim.

Bradi dhe 50-vjeçarja janë fotografuar madje së bashku vitin e kaluar në darkën gala Silverlake Conservatory of Music, të organizuar nga Red Hot Chili Peppers, shkruan KOHA Ditore. Atëherë ata u panë duke biseduar me njëri-tjetrin gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa Brad thuhet se ka thënë se Sat është "shumë e veçantë për të dhe se kënaqet në shoqërinë e saj".
Thuhet se Sat është pikërisht arsyeja se pse Brad e ndërpreu lidhjen e tij të supozuar me Charlize Theron, për të cilën u përfol disa muaj më parë. Përndryshe, Sat është eksperte në terapinë me ozon dhe e ka koleksionin e saj të stolive i cili e mban emrin e vajzës së saj, ndërsa të gjitha stolitë janë punuar sipas rregullave të simbolizmit antik.
-
Jennifer Aniston e Gwyneth Paltrow bëjnë thashetheme për Brad Pittin
-
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim
-
Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat?
-
Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë
-
Brad Pitt nuk planifikon të martohet me Ines de Ramon