Një javë më parë aktori i famshëm nxiti thashetheme se aktorja 30-vjeçare Alija Shawkat është e dashura e tij e re. Gjithçka nisi kur ata arritën së bashku në një koncert të Kanye West dhe më pas në një ekspozitë në Los Angeles.
Miqtë e Bradit menjëherë dolën në mbrojtje të tij dhe thanë për revistën “People”: 'Ai di shumë mirë t'i mbajë miqtë miq. Atij i pëlqen që gjërat të jenë të qarta. Ai e rrethoi veten me njerëz të këndshëm me të cilët i pëlqen të kalojë kohë, shkruan KOHA Ditore. Ai është një adhurues i madh i arteve dhe ka shumë miq në botë, disa prej të cilave janë femra, por ai nuk është në lidhje me askënd.'
Ata shpjeguan se nuk ka asgjë romantike në lidhje me shoqërimin e herëpashershëm të aktores së re dhe Brad Pittit, porse ato shoqërime janë thjesht miqësore.
Edhe pse gjatë tre vjetëve të fundit, qëkur ai dhe ish-gruaja e tij Angelina Jolie u ndanë, janë përpjekur ta lidhin me femra të ndryshme të bukura, Pitt si duket po e kalon një jetë solo vërtet të mirë.
Beteja ligjore me ish-gruan e tij për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të përbashkët, e cila ende nuk është finalizuar plotësisht, e ka rraskapitur dhe si duket nuk e ka ndërmend të hyjë në ndonjë lidhje dashurie kaq shpejt.