Aktori i njohur hollywoodian, Brad Pitt, pavarësisht betejës së ashpër gjyqësore me ish-gruan, Angelina Joli, siç duket po gjen kohë për ta shijuar jetën personale.
Ylli i kinematografisë i cili së fundmi e fitoi kujdestarinë e përbashkët të pesë fëmijëve, Pax, Shiloh, Zahara, Knox dhe Vivienne, pas betejës së ashpër dhe të mundimshme të shkurorëzimit nga Jolie, që zgjati pothuajse gjashtë vjet, ai po gjen kohë t’ia kushtojë jetës së re si beqar.
Mediat e huaja raportojnë se së fundmi, aktori 57-vjeçar është parë duke flirtuar dhe duke i shkëmbyer numrat e telefonit, me aktoren dhe këngëtaren 36-vjeçare, Andra Day. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “Oscar”.
“Andra ka qenë në radarin e Bradit për një kohë të gjatë. Ata janë parë duke flirtuar në prapaskenat e ceremonisë ‘Oscar’, dhe besohet se i kanë shkëmbyer numrat personal të telefonit. Mund të ketë qenë për qëllime profesionale, por disa prej miqve të afërt të Pittit kanë diskutuar për faktin se çfarë çifti i mrekullueshëm do të ishin, nëse kjo dyshe do të lidhej në aspektin romantik”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën “The Mirror”.
Brad Pitt shërbeu në rolin e prezantuesit në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së shpërblimeve akademike, derisa Andra Day ishte e nominuar në kategorinë “Aktorja më e mirë”, për portretizimin e shkëlqyer të këngëtares legjendare të muzikës jazz, Billie Holiday, në filmin biografik “The United States vs. Billie Holiday”.
Pitt dhe Jolie, njiheshin si një nga çiftet më të pëlqyera anembanë botës, dhe për më shumë se një dekadë sa ishin në lidhje, jeta e tyre dhe e familjes ndiqej me shumë vëmendje nga mediat dhe publiku.
Edhe
Brad Pitt: Është humbje kohe të merrem me thashethemet për jetën time private
Sot, i dominojnë lajmet kryesisht për procesin e komplikuar të shkurorëzimit dhe problemet me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve. Jolie nga fillimi e kishte kërkuar kujdestarinë e plotë të tyre, duke e akuzuar Pittin për ushtrim të dhunës nën ndikimin e alkoolit, derisa aktualisht planifikon ta luftojë ish-burrin e saj në një gjykatë apeli, pasi beson se gjykatësi i ka bërë disa gabime gjatë procedimit të rastit të tyre gjyqësor.
{gallery}
-
E dashura e inkurajoi Brad Pittin ta finalizonte divorcin me Angelina Jolien
-
Brad Pitt merr kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve pas një beteje të gjatë gjyqësore
-
Angelina Jolie do ta akuzojë Brad Pittin për dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre
-
Brad Pitt pritet t’i kalojë Krishtlindjet me tre fëmijët e tij