Një arkiv me regjistrime audio-video i Princet është zbuluar në një dhomë sekrete të yllit të muzikës në Paisley Park.
Qindra këngë të papublikuara më parë janë zbuluar sipas asaj që shkruan “The Sun”. Zbulimin e ka bërë motra e këngëtarit, i cili vdiq në 21 prill në rezidencën e tij në Minneapolis.
Për Tyka: “Ylli ka dashur t’i publikojë ato materiale, prandaj sapo të mundem do bëj atë që ai dëshironte”.
Gjithçka do të jetë pjesë e një muzeu i cili do të hapet shumë shpejt në nder të tij. Ndër të tjera në 21 tetor, në O2 Arena të Londrës, do të inaugurohet një ekspozitë dedikuar gjeniut të Minneapolis.
Mes objekteve në ekspozim do të jenë kitarat dhe kostumet e turneut që lidhen me albumin “Purple Rain” (1984-1985) dhe “Lovesexy” (1988-1989).
-
Album i ri nga Prince, pesë vjet pas vdekjes së tij
-
Prince kishte kritikuar Katy Perryn dhe Ed Sheeranin në shënimet e reja të zbuluara
-
Beyonces i vidhen disa këngë të papublikuara
-
Lista e këngëve të preferuara të mbretit Charles III në Apple Music
-
Bizhuteritë e Elvis Presleyt do të vihen në ankand për shitje