Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Album i ri nga Prince, pesë vjet pas vdekjes së tij

Këngëtari Prince ka vdekur para pesë vjetësh, mirëpo pritet që sivjet të publikohet një album i realizuar nga ai.

Përfaqësuesit e Princes kanë bërë të ditur se albumi i titulluar “Welcome 2 America” do të publikohet gjatë muajit korrik.

Këngëtari legjendar, i cili ka vdekur në moshën 57-vjeçare më 21 prill të vitit 2016, kishte realizuar një katalog prej 12 këngëve në studion e tij “Paisley Park” në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Albumi i plotë i tij do të dalë në shitje më 30 korrik.

Përfaqësuesit ligjorë të këngëtarit kanë bashkëpunuar me studion e Sontyt “Legacy Recordings” për publikimin e materialit të arkivuar. Në njërën prej këngëve të albumit të ri Prince këndon për njerëzit e shpërqendruar nga teknologjia.

Albumi është cilësuar si “deklaratë e fuqishme dhe kreative që dokumenton shqetësimet, shpresat dhe vizionet e Princes për një shoqëri ndryshuese në periudhën e ndasive politike, keqinformimit dhe betejën për drejtësi racore.

“Me këngën e fuqishme, Prince flet për natyrën e fuqishme të rrjeteve sociale, emisionet e mbushura me të famshëm dhe monopolin e korporatave në industrinë muzikore. Me këtë album Amerika është: ‘Tokë e lirë/shtëpi e skllaveve’”, thuhet në një komunikatë.

Edhe Arrihet marrëveshja e ndarjes së pasurisë së Princit, gjashtë vjet pas vdekjes së tij Showbiz Arrihet marrëveshja e ndarjes së pasurisë së Princit, gjashtë vjet pas vdekjes së tij

Versioni “delux” i albumit “Welcome 2 America” do të përmbajë edhe koncertin e plotë të Princes në “The Forum”. Videoja e këtij koncerti nuk është publikuar më parë.

Prince njihet si njëri prej artistëve me më së shumti shitje të këngëve gjatë karrierës së tij të gjatë. Ai vdiq nga mbidoza aksidentale me opioid në shtëpinë e tij në Paisley Park.