Aaron Paul do ta sjellë ikonën e uiskit Jack Daniel në televizion.
Ylli i serisë së famshme televizive “Breaking Bad”, aktori 37 vjeç, është duke punuar që ta kthejë librin “Blood and Whiskey: The Life and Times of Jack Daniel” në seri televizive, raporton “Hollywood Reporter”.
Kompania e produksionit e Aaronit, “Lucid Road Production”, momentalisht është duke punuar që të paraqes tregimin për uiskin e famshëm amerikan në WGN America, transmeton Koha.net.
Thuhet se Aaron mund të jetë personi që do ta luajë rolin kryesor të Jack Daniel në këtë serial.
Aaron ditë më parë shkroi në Instagram për të konfirmuar se punët në realizimin e kësaj drame televizive janë në zhvillim e sipër.
Artikuj të ngjashëm
-
Paul Kelly shpreh interes për rolin e James Bond: “Dua të jem 007”
-
Ben Daniels: Një aktor homoseksual nuk do ta luajë kurrë James Bondin
-
Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on 30” në Netflix
-
Ish-përzgjedhësja e aktorëve të Bondit: Asnjëri nga favoritët s’duhet të jetë agjenti i ri 007
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit